Ballina Lajme Saranda News Tentuan të vidhnin pajisje elektronike në shkollën 9-vjeçare, “kapen mat” 3 të...

Tentuan të vidhnin pajisje elektronike në shkollën 9-vjeçare, “kapen mat” 3 të rinj

Tre të rinj janë kapur në flagrancë teksa tentonin të vidhnin pajisje elektronike në një shkollë 9-vjeçare në Kukës.

Falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një tentativë vjedhjeje në një shkollë 9-vjeçare, në qytetin e Kukësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Door”, si rezultat i të cilit u arrestuan Shtetasit:

-A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, pasi kishin thyer gjatë natës, derën e një shkolle 9-vjeçare, në Kukës, me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial