Friday, July 3, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Terminali në Sarandë nis funksionimin, por autobusët vijojnë të futen në qytet...

Terminali në Sarandë nis funksionimin, por autobusët vijojnë të futen në qytet për parkim

Nis funksionimin Terminali në Sarandë, por autobusët vijojnë të futen në qytet për parkim. Nga dita e sotme ka nisur funksionimin Terminali i Autobusëve në Sarandë, një investim që synon të organizojë transportin ndërqytetas dhe të lehtësojë qarkullimin në qytet.

 

 

Megjithatë, një vëzhgim i realizuar me dron nga Saranda Web tregon se, të paktën në ditën e parë të funksionimit, një prej problematikave kryesore të trafikut mbetet ende e pazgjidhur.

 

Pamjet tregojnë se autobusët, pasi zbresin pasagjerët në terminal, futen sërish në qytet për të parkuar. Sipas informacionit të siguruar nga Saranda Web, kjo ndodh pasi parkimi i terminalit nuk ka lartësinë e nevojshme për të akomoduar autobusët.

 

Si pasojë, mjetet e transportit ndërqytetas vijojnë të qarkullojnë dhe të qëndrojnë brenda qytetit, duke mos e eliminuar plotësisht ngarkesën në trafik, që ishte edhe një nga objektivat kryesorë të ndërtimit të terminalit.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial