Tuesday, April 30, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet nga Policia

Një 36-vjeçar i cili transportonte 4 emigrantë të paligjshëm është vënë në pranga nga policia e Gjirokastrës.

Në kuadër të operacionit  policor “ROAD GUARD 18” u bë arrestimi i shtetasi L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi.

“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, bën me dije policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”

 

Saranda Web sarandaweb.net Saranda News sarandanews.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial