Home Lajme Saranda News Aktualitet U zunë për makinën, burri i dorëzon familjes gruan

U zunë për makinën, burri i dorëzon familjes gruan

0
U zunë për makinën, burri i dorëzon familjes gruan

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë. Një burrë nga fshati Kishnicë ka raportuar në polici për një mosmarrëveshje rreth përdorimit të veturës më bashkëshorten e tij.

Ai gjithashtu tha për policinë se nuk do që të jetojë më me të.

Ndërkohë pas konsultimit me Prokurorin e dyshuara thuhet se është dërguar te familja e saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka një mosmarrëveshje me të dyshuarën, bashkëshorten e tij, rreth përdorimit të veturës së tyre dhe po ashtu ka deklaruar se, nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë më tutje me të, bashkëshorten e tij. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është dërguar te familja e saj, ndërsa rasti është duke u hetuar”, raporton policia.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial