Friday, April 19, 2024

SARANDA NEWS

spot_img
BallinaDESTINACIONEUJEVARA E BORSHIT – BORSH WATERFALL

UJEVARA E BORSHIT – BORSH WATERFALL

Ujevara e Borshit – Borsh waterfall

Borshi është një ndër zonat më të bukura dhe të begata të bregdetit shqiptar. Uji i cili buron nga shpati i malit, ku është ndërtuar edhe Borshi, rrjedh në formën e një ujëvare dhe zbret drejt detit.

Ujevara e Borshit – Borsh waterfall – VIDEO

Ndodhet në lokalin e këndshëm buzë rrugës për në Sarandë. Ose kur ktheheni nga Saranda. Poshtë këmbëve të të cilit zbret me zhurmë një burim i fuqishëm nga rrugë të shumta. Ky burim quhet Ixuari i Borshit.

Është një nga 697 monumentet natyrore të Shqipërisë. Burimi zbret nga lart, ku ndodhet ujvara e fshatit. Përveç bukurisë së rrallë që ika falur vendit, i shërben edhe dobishëm banorëve për ujin e kulluar që ka.

Sot më së miri ky vend është kthyer në një pikë të vërtetë pushimi, ku mund të pini një freskuese të ftohtë akull, të shijoni kuzhinën e vendit, prodhimet italiane apo edhe gatimet shqiptare.

Në vetvete Borshi është një vend i pasur me histori. Ai akoma ka një kala në gjendje shumë të mirë që dëshmon për rrënjët e tij të hershme. Gjurmët e tij të ekzistencës shtrihen shumë thellë, gjë që e bën të vlefshëm jo thjesht si një destinacion të freskët pushimesh por si një pikë të mirëfilltë turistike që ka se ç’tju ofrojë. saranda news

Ky material u realizua nga Saranda Web falë mbështetjes së Media for All dhe Qeverisë Britanike

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial