Ballina DESTINACIONE PALLATI I TRIKONKES, BUTRINT

PALLATI I TRIKONKES, BUTRINT

Pallati i Trikonkes Butrint është një nga shtëpitë e mëvonshme romake të sofistikuara të cilat njihen nga vendbanimet rreth Mesdheut. Por ndryshe nga trikonku i Butrintit, pak prej tyre janë gërmuar me standarde moderne. Në fazat e tij fillestare, në shekujt II dhe III, trikonka ishte një rezidencë modeste me krahë dhe me një portik të vendosura rreth një një trotuari me gurë dhe me një pus. Pusi mund të shihet në qendër të zonës së gërmuar.

Kishte dy hyrje, një nga perëndimi që të çonte tek rreshti me kolona, dhe një nga lindja që të nxirrte tek galeria e gjatë e pjesës jugore. Kjo i çonte miqtë e rëndësishëm nga një vend akostimi privat drejt e në qendër të shtëpisë. Vendosja e një mozaiku të punuar shumë hollë dhe me maska teatri në këtë pjesë të shtëpisë tregonte statusin shoqëror të pronarit. Por edhe nivelin e tij kulturor.

 

Rreth vitit 425 e.s Pallati i Trikonkes Butrint pati një zgjerim të madh. U morr dhe një copë tokë në lindje. E gjithë ndërtesa u rindërtua si një shtëpi qyteti madheshtore… Me një varg të madh kolonash në qendër, një hyrje nga detare nga kanali në jug… Dhe një hyrje tjetër dhe auditor që dilnin direkt në anën e qytetit. Pallati kishte mbaruar pothuajse plotësisht… Ishin vendosur kolonat dhe çatitë me tjegulla, kur ndaloi puna për ndërtimin e tij. saranda news

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial