Ballina DESTINACIONE PLAZHI KROREZ – VIDEO

PLAZHI KROREZ – VIDEO

  Plazhi Krorez –  VIDEO


Nëse ka mbetur ndonjë plazh i virgjër në rivierën shqiptare, padyshim që ky është plazhi i Krorëzës.

Në këtë plazh të magjishëm që ndodhet shumë pranë Sarandës mund të shkohet vetëm me varkë ose me këmbë.
500 metër në jug të plazhit të Krorëzës, ndodhet edhe plazhi i Kakomesë.

Me siguri nuk është një plazh shumë i dëgjuar për shumicën e turistëve shqiptarë… Gjithashtu dhe të huaj, dhe aq më pak i vizituar. Plazhi  Krorez është një nga xhevahirët e tjerë të Rivierës shqiptare.  Një plazh me të cilin mund të bieni “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni. Për fat të mirë mund të thuhet në kontekstin shqiptar… Ai mbetet ende një plazh i pashfrytëzuar në masë nga turistët dhe vizitorët. Plazhi Krorez të ofron vetëm atë cka natyra i ka falur.

Plazhi  Krorez përbëhet nga dy pjesë të ndara me njëra-tjetrën nga disa shkëmbinj të vegjël.  Ndodhet ekzaktësisht midis plazhit të Shpellë-Lukovës  dhe Gjirit të Kakomesë. Është një plazh i virgjër, nuk ka kurrfarë rruge makine që mund t’iu cojë në të. E vetmja mënyrë për ta eksploruar dhe shijuar është nga toka ose nga deti (me varkë). Zona më e afërt e vendbanimit me plazhin e Krorëzës është fshati i Shën Vasilit. Banorët e zonës i shfaqin nëpër lokale me krenari peisazhet natyrore që ofron bregdeti i Krorëzës.

Mbi kodrat e larta që ndodhen mbi plazhin e Krorëzës është edhe Kisha e Manastirit të Shën Mërisë… Në një pozitë dominante e të mbrojtur. Njëkohësisht ofron një pamje piktoreske… Prej nga ku mund të vështrohet një pamje e gjerë e peisazhit të bregdetit Jon. Vajtja për te Kisha, gjithashtu, është e mundur vetëm me ecje në këmbë.  Terreni është i thyer  dhe pak të lartë. Nga ndërtimet e vjetra në Manastir kanë mbetur në ditët e sotme ende kisha… Kulla dhe një ndërtesë me çardak.

Në Krorëz sot ekziston vetëm një bar i vogël, por jo shërbime të tjera. Nëse ju duhet të kaloni një natë ose më shumë më cadra për ta shijuar këtë plazh… Por duhet t’i merrni cdo gjë me vete.

Si mund të shkoni te Plazhi Krorëz: 

Ka dy mënyra si mund të shkoni në plazhin e Krorëzës. Njëra mënyrë është me ecje në këmbë… Nga Plazhi i Shpellë-Lukovës, ku mund të parkoni lehtësisht makinën. Më pas të drejtohuni drejt jugut  dhe të bëni një ecje për rreth 1 orë e gjysëm.

Rrugës kur shkoni nga plazhi i Shpellë Lukovës për në Krorëz, hasni me dhjetra gjire të vogla… Me plazhe me mermer të bardhë natyror…  Nga këtu ofrohet pamje mbresëlënëse, dhe që iu joshin që të gjithë që të ndaleni në secilin prej tyre. Për të shkuar në Krorëz duhet vetëm të ecni drejt në drejtim të jugut… Duke e orientuar me detin në krahun e djathtë të tuajin. Shtegu mund të ketë ndonjë rrezik nga kafshët e vogla helmuese. Por jo shqetësuese, dhe që ka vështirësi mesatare për t’u bërë.

Mënyra e dytë është të shkoni në Krorëz nga deti, nga Saranda ose nga plazhi i Shpellës Lukovë. Nëse niseni nga Saranda  distance është pak më e gjatë. Rrjedhimisht edhe pak më e kushtueshmeor keni fatin të shihni edhe plazhe të tjerë rrugës… Si Plazhi i Greminës, Plazhi i Kakomesë etj. Nëse niseni nga Shpella e Lukovës për në Krorëz   me varkë, distanca është më e shkurtër. Iu kushton më pak, dhe mund të shihni plazhet me mermer të bardhë që i keni në foto. saranda news

Punuar nga SARANDAWEB

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial