Monday, April 22, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

VIDEO/ Përdhunonte dhe grabiste të moshuarat, arrestohet i riu, me qese plehrash në kokë

Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka grabitur dhe përdhunuar shumë gra në Palasë. Mësohet se i riu është vënë në pranga pasditen e soptme, disa ditë pasi nga banorët e Palasës janë bërë denoncime të shumta për grabitje dhe dhunë.

Në videon e mëposhtme,  shihet momenti kur Policia e fut në ambientet e komisariatit të riun, teksa në kokë i kanë vendosur një qese plehrash. Mësohet se në aksionin për arrestimin e të riut ishin angazhuar dy punonjës policie me një motor, por ai ka bërë rezitencë dhe ka tentuar të largohet me vrap drejt kodrave.

Njëri nga policët i ka bërë thirrje që të ndalojë, por ai ka vazhduar të vrapojë, duke bërë që efektivët të qëllojnë me armë zjarri në ajër, për ta frikësuar. Kur ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri, i riu ka ndaluar dhe është dorëzuar.

VIDEO

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial