Thursday, April 25, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Facebook i vë tabelën për ‘Fake News’ kryeministrit Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shënjestruar sot nga rrjeti social Facebook, për shpërndarje të informacioneve të rreme. I pari i qeverisë e ka nisur ditën e 15 tetorit, me një thirrje për vendosjen e maskave, gjë që tashmë është e detyrueshme, duke postuar disa foto dhe duke shkruar historinë mbi pandeminë e vitit 1918.

MIRËMËNGJES dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë,”- shkruan Rama krahas fotove, që supozohet se janë shkrepur në ato vite.

Por, këtë informacion, Facebook, e ka konsideruar ‘fakenews’, lajm të rremë.

“Informacion i rremë. Ky postim është verifikuar nga fact-checkers dhe është i rremë,”- shkruhet në tabelën që Facebook, i ka vënë postimit të Ramës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial