Një incident tragjik i ka marrë jetën 56 vjeçarit, Spase Milloshi mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Milot. 56 vjeçarit i ka plasur goma e një kamioni të cilën po e frynte në servisin që e kishte në pronësi.
“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën”-thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë grupi hetimor i policisë ka mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes së ndodhur.
VIDEO https://youtu.be/fxq5IEeOgIs