Dy persona janë arrestuar nga policia në Shijak pasi akuzohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh në fshatra të ndryshëm.
Në pranga kanë rënë 35 vjeçari i identifikuar si J.D dhe një 17 vjeçar. Të dy këta persona u kapën në flagrancë duke vjedhur pajisje të ndryshme në servis automjetesh në Xhafzotaj. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, 29 vjeçari D.A.
Të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin janë autorë të tre vjedhjeve të ndodhura në datat 9 dhe 13 janar në fshatrat Vlashaj dhe Xhafzotaj ku kanë vjedhur në banesa dhe magazina të cilat janë në pronësi të personave të ndryshëm.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për të zbardhur vjedhje të tjera, ku dyshohet të jenë përfshirë këta tre persona.