Friday, April 26, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

zbardhet zanafilla e vrasjes së Niko Goros. Autori rrëfen shkakun pse e vrau

Gazetari Elton Qyno ka zbardhur detaje nga zanafilla e krimit të ndodhur në Vlorë, ngjarja e ndodhur të shtunën që lamë pas. Mësohet se viktima, mëngjesin e fundit të jetës së tij, kishte dalë nga shtëpia, për të blerë vezë në supermarketin e të motrës, të cilat do t’ia dërgonte në banesë nënës së tyre të sëmurë.

Por, sipas gazetarit Qyno, sapo ka dalë nga supermarketi, biznesmeni i ndërtimit, Niko Goro, është qëlluar me 6 plumba pistolete, nga autori i krimit Kliti Leka, ku 5 prej tyre e kanë kapur në trup. Niko Goro, ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa një plumb në këmbë, ka marrë motra e tij, Eftinia, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dy punonjëset e supermarketit, fillimisht kanë menduar se krismat ishin fishekzjarre, por kur kanë dalë jashtë dhe kanë parë një person me kapele dhe armë, janë futur poshtë sportelit të supermarketit.

“…Mos vëllai im…, mos vëllai im…”, këto janë fjalët e vetme që motra e Nikollaq Goros, Eftinia, i ka shqiptuar duke bërtitur me zë të fortë, teksa shikonte vëllanë e saj, që u qëllua me armë nga Kliti Leka.

Pas krimit, autori Kliti Leka, u largua me një automjet të marrë me qira në Tiranë, ndërsa një nga dëshmitarët në vendngjarje ka bërtitur disa here:“…e vrau, e vrau…”. Në ikje e sipër, Leka është lokalizuar nga policia e Himarës në plazhin e Livadhit, ku kishte braktisur makinën dhe ishte larguar me vrap në drejtim të godinave të një ish-reparti Ushtarak, që vendasit e quajnë “Ish-prozhektori”.

Efektivët e policisë që po e ndiqnin, e kanë pikasur Kliti Lekën, në një ferrë, ku i kanë pohuar: “…Jemi Policia e Shtetit, hidhe armën, dorëzohu, mos bëj asnjë lëvizje…”. Ndërsa Leka, u është përgjur: Nuk kam asnjë punë me ju…”. Në këtë moment Kliti Leka, ka hedhur armën dhe ka dalë në një terren të hapur, ku efektivët e policisë kanë shkuar dhe e kanë arrestuar.

Gjatë kontrollit, Kliti Lekës, ju sekuestrua një automatik kallashnikov me dy karikatorë, një pistoletë “Heckler Koxh” me fishek në fole, dhe 60 fishekë automatiku. Mes sendeve të sekuestruara, efektivët e policisë i gjetën Kliti Lekës, dhe një qese ku brenda saj kishte një mollë dhe një banane, ku me sa duket autori kishte planifikuar të largohej në mal dhe për pasojë ishte pajisur dhe me ushqim.

Pritet që ditën e nesërme Kliti Leka, të dalë parë gjykatës së Vlorës, ku do njihet me masën e sigurisë “arrest në burg”, që do kërkojë prokuroria. Kliti Leka, ka pranuar autorësinë e krimit, pasi siç ka deklaruar ai në polici, vrasjen e ka kryer pasi ishte mashtruar nga biznesmeni Nikollaq Goro, kushëri i kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro. Ky mashtrim kishte ndodhur pasi Kliti Leka, kishte vënë në dispozicion plot 2650 metra katror me qëllim ndërtimin e pallatit nga Niko Goro, por ky i fundit më pas nuk kishte pranuar ti jepte pjesën takuese të apartamenteve.

Nuk më dha pjesën takuese të apartamenteve. E vrava se nuk kisha zgjidhje tjetër me Goron, kisha folur kaq shumë herë me të, dhe nuk dija ç’të bëja me,”- ka rrëfyer ai para grupit hetimor.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial