Tuesday, March 12, 2024
spot_img

Turqia ndan Egjeun në dy pjesë/ Harta e re e Ballkanit jugor shqetëson grekët

Turqia ka zgjatur zonën e kërkimit dhe shpëtimit në Egje deri në meridianin e 25-të, duke bërë që situata me Greqinë të agravohet më shumë akoma. Sipas zonës së re të kërkimit Turqia e ka ndarë detin përgjysmë dhe i ka bllokuar ishujtë grek të Egjeut lindorë në juridiksionin e detit turk.

Ministri i Infraktrukturës dhe Transprotit Erdogan Adil Karaismailoglu ka paraqitur një hartë ku tregon shtimin e zonës së juridiksionit turk në operacionet e kërkim-shpëtimit. Harta gjithashtu përfshin të gjithë zonën nga Kreta në Qipro.

“Përshëndetje Fatih, Yavuz dhe Kanuni. Në Atdheun tonë Blu, ne kemi zgjeruar zonën e kërkimit dhe shpëtimit për të përfshirë zonat ku veprojnë anijet tona kërkimore.” Plani i ri i kërkimit dhe shpëtimit.. !.

Ndërsa përpjekja e Turqisë për të zgjeruar zonën e kërkim-shpëtimit muk është marrë mirë nga Greqia të cilën e quajti të pavlerë dhe një provokim nga ana e qeverisë turke.

 “Zona turke për kërkim dhe shpëtim, e cila u përcaktua në mënyrë arbitrare nga ligji i ri turk, si dhe ai i përcaktuar nga ligji turk i 1988, është e paligjshme për aq sa mbulon fusha të sovranitetit dhe juridiksionit grek, prandaj nuk prodhojnë rezultate ligjore. Përtej kësaj, megjithatë, ajo nuk bazohet në kritere operacionale dhe nuk shërben për qëllimet e sigurisë së jetës njerëzore,” u shpreh ministria e jashtme greke.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial