Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi. Dyshimet e familjarëve

Një 19-vjeçare shqiptare është zhdukur prej një jave në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi. Artemis Vasilis është raportua e zhdukur nga autoritetet greke pasi familjarët kërkuan ndihmë në polici.

Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.

Raportohet se ajo ka dalë nga shtëpia e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Siç raportojnë mediat greke, e reja shqiptare kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial