16-vjeçari kapet përsëri nga Policia, pa patentë dhe transportonte emigrantë me automjet

Policia njofton se shërbimet e Policisë Kufitare në Sarandë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në aksin rrugor “Sarandë-Lukovë”, në vendin e quajtur “Burimi i Volloderit”, arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 16 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me një automjet që e drejtonte pa leje drejtimi, 3 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shtetasi F. M. ishte me masë sigurie të caktuar nga Gjykata, “Detyrim paraqitjeje”, pasi një javë më parë u arrestua në flagrancë nga Policia, duke transportuar kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin në mënyrë të kundërligjshme, me një automjet të cilin e drejtonte pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Please follow and like us:
fb-share-icon