19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur

19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të braktisur në fshatin Nivicë, në territorin e Bashkisë Himarë.

19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të braktisur në fshatin Nivicë, në territorin e Bashkisë Himarë.

 

19-vjeçari gjendet pa jetë pranë një banese të braktisur
Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një banesë të braktisur në fshatin Nivicë, në territorin e Bashkisë Himarë.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë kryer veprimet e para hetimore pasi, në orët e para të mëngjesit të datës 4 prill 2026, shërbimet e urgjencës mjekësore në Sarandë kanë njoftuar për trupin e pajetë.

 

Viktima është identifikuar si shtetasi H. O., 19 vjeç, banues në Menia, Egjipt. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se i riu mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.

 

Trupi i 19-vjeçarit është transportuar në morgun pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku do t’i nënshtrohet autopsisë për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Materialet procedurale janë referuar në prokuroritë kompetente për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon