2 ditë i vdekur në shtëpi, 72-vjeçari gjendet pa jetë nga fqinjët

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bregas, bashkia Finiq, ku shtetasi Filip Koka 72 vjec eshtë gjetur nga fqinjët i pajetë në banesen e tij.

72-vjeçari jetonte i vetëm, pasi fëmijët dhe bashkëshortja jetonin dhe punonin në Greqi.

Familjarët e merrnin në telefon, por Filip Koka nuk përgjigjej. Heshtja e tij ka detyruar familjarët të kontaktojnë fqinjët, të cilët kanë shkuar te shtëpia e tij dhe e kanë gjetur të pajetë.

Sipas informacioneve, nuk ka patur shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale. Policia dhe mjeksia po hetojnë për shkaqet e vdekjes së tij.

Please follow and like us:
fb-share-icon