2 të dënuar nga Gjykata për trafik narkotikësh dhe moskallëzim dërgohen nga Policia në burg

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u bë ekzekutimi i urdhrave për ndalimin e 2 shtetasve:

-Nuri Shero, 24 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

-Alket Avdi, 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë e ka dënuar me 2 vjet burgim, ndërsa vendimi i Apelit në Gjirokastër e dënoi me 10 muaj, nga të cilat i kanë mbetur edhe 1 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

Në vitin 2019, shtetasi Nuri Shero ka transportuar me automjet rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis, të futura në një çantë. Në këtë automjet udhëtonte edhe shtetasi Alket Avdi.

Please follow and like us:
fb-share-icon