2 të plagosur nga përplasja e 3 mjeteve në “segmentin e aksidenteve”

Një tjetër aksident me 2 të plagosur ka ndodhur në rrugën hyrëse të Sarandës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, mësohet se nga aksidenti janë plagosur 2 shtetas, të cilët janë transportuar në spital, njëri me dëmtime në kokë dhe tjetri në shtyllën kurrizore.

Ekspertë të fushës kanë sugjeruar se ky segment rrugor, nga Metoqi deri në hyrje të rrugës së pestë duhet të ndahet me trafikndarëse, pasi hyrjet dhe daljet e gabuara po bëhen shkak i aksidenteve të shumta dhe me pasoja të rënda.

Please follow and like us:
fb-share-icon