2 të prangosur në Sarandë: njëri dhunoi fizikisht të fejuarën, tjetri në timon pa patentë

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. W., 43 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj të fejuarës së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi O. Sh., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon