Policia njofton se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasit:
-K. M., 76 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Sarandë-Konispol”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-A. Z., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: