Monday, April 29, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

2 të rinjtë ngacmojnë gratë e martuara, burrat e tyre i bëjnë për spital

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Vlorë. Dy të rinj, teksa ishin me pushime kanë ngacmuar 2 gra të cilat kanë qenë të martuara.

Burrat e tyre kanë mbërritur aty dhe ka nisur sherri me grushta i cili përfundoi edhe me lëndime serioze duke shkuar deri në spital. Si pasojë e sherrit ë “Vega Beach”, tre persona kanë përfunduar të gjakosur.

Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve.

“Sot, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit A. B., 38 vjeç dhe K. A., 42 vjeç, të cilët dyshohet se janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta, me tre shtetas të tjerë, ende të paidentifikuar, në plazhin e quajtur “Vega”, Vlorë”, njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në  konflikt. Saranda News

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial