20-vjeçari përfundon në prangat e Policisë pas konfliktit në familje

policia pranga
policia pranga

20-vjeçari përfundon në prangat e Policisë pas konfliktit në familje

 

Sarandë – Komisariati i Policisë Sarandë ka arrestuar shtetasin A. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Çukë, pas dyshimeve për ushtrim dhune fizike ndaj dy anëtarëve të familjes së tij.

 

Sipas njoftimit zyrtar, i riu akuzohet se ka rrahur motrën e tij, 22 vjeçe, dhe vëllanë e mitur, duke shkaktuar shqetësim në familje dhe komunitet.

 

Ngjarja është denoncuar në Polici, e cila ka  arrestuar 20-vjeçarin. Aktualisht, materialet hetimore janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.

Please follow and like us:
fb-share-icon