200 mijë euro për shtrimin e rrugëve në Gjashtë me beton
Bashkia Sarandë ka shpallur një tender me vlerë 200 mijë euro për rehabilitimin e rrugëve të brendshme në fshatin Gjashtë. Projekti parashikon ndërhyrje të thelluara në infrastrukturën rrugore, duke përfshirë nivelimin dhe shtrimin me beton të rrugëve me gjerësi nga 3 deri në 5 metra.
Ky investim synon përmirësimin e mjedisit urban dhe krijimin e një infrastrukture moderne që përmbush nevojat e komunitetit. Si një rrugë qendrore, ajo do të ketë një ndikim të rëndësishëm pozitiv në jetën e përditshme të banorëve të zonës dhe do të përmirësojë qasjen për vizitorët, duke e kthyer atë në një element thelbësor për zhvillimin social dhe ekonomik.
Projekti është konceptuar për të garantuar kushte më të mira qarkullimi dhe për të krijuar hapësira më miqësore për komunitetin, duke siguruar një rrugë funksionale, të sigurt dhe estetike. Përfituesit kryesorë të këtij investimi do të jenë banorët e Gjashtës dhe turistët që vizitojnë këtë zonë, duke ndihmuar kështu në promovimin e turizmit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb