Ballina Lajme Saranda News Aktualitet 21-vjeçari bie nga tarraca, transportohet drejt Traumës në Tiranë në gjendje të...

21-vjeçari bie nga tarraca, transportohet drejt Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë

Një 21-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit të familjarëve të tij këtë pasdite rreth orës 16:00.

I riu i identifikuar me inicialet K.Ç, mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, pasi raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 16:00, në spitalin rajonal të Lezhës, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi K. Ç., 21 vjeç, banues në Torovicë, i cili dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e biznesit në pronësi të familjarëve të tij.

21-vjeçari po transportohet në Spitalin e Traumës, Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore”,- njoftojnë blutë.

Grupi hetimor vijon të punojë për sqarimin e rrethanave të rastit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial