Gjatë natës, në spitalin e Sarandës është dërguar për ndihmë mjekësore një shtetase 23 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i pallatit ku jeton.
Aktualisht 23-vjeçarja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: