3 muaj nga përfundimi, investimi 700 mijë euro i Bankës Botërore nuk ka filluar ende

Në kulmin e fushatës elektrorale për zgjedhjet e 14 Majit, në Parkun Miqësia në qendër të Sarandës u vendos një rrethim dhe një tabelë që njoftonte fillimin e punimeve të cilësuara si “përmirësim i integruar urban turistik i Sarandës”.

Vlera e punimeve do të ishte 698,947,305 lekë të reja ose rreth 700 mijë euro dhe kontraktor “Albstar” shpk. Nisja e punimeve do të ishte 7 Prill 2023, ndërsa përfundimi i tyre 23 Mars 2024.

Çuditërisht dhe pa asnjë shpjegim rrethimi i vendosur në Park u hoq 2 ditë pas përfundimit të votimeve, por tabela ka mbetur ende aty.

Kur kanë mbetur rreth 3 muaj nga afati i përfundimit të punimeve, të cilat nuk filluan asnjëherë, qytetarët e Sarandës nuk kanë asnjë shpjegim se çfarë ndodhi me këtë investim të finacuar nga Banka Botërore.

Apo ndoshta do të jetësohet plani i denoncuar nga Saranda Web për zhdukjen e Parkut dhe ndërtimin e një godine shumëkatëshe, me pretekstin e ndërtimit të një parkimi nëntokësor?!

Please follow and like us:
fb-share-icon