3 procedime penale nga Policia: 2 për sherrin në fshat, 1 për peshkim me dinamit

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 51 vjeç, pas dyshohet se në fshatin Xarë, Konispol, ka ushtruar veprimtarinë e ndaluar të peshkimit, me lëndë eksplozive.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 37 vjeç dhe A. V., 52 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vërvë, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon