33-vjeçari transportohet në spitalin e Sarandës, humb jetën. Mjekët: Pësoi arrest kardiak

Sot, rreth orës 16:30, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi italian D. N., 33 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital.

Në komunikatën e Policisë thuhet se 33-vjeçari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon