37-vjeçari procedohet penalisht për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”

Policia njofton se Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, shtetasin G. H., 37 vjeç, banues në Mallakastër.

Procedimi penal ndaj 37-vjeçarit u bë pasi ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon