38-vjeçari gjendet i pajetë në det, Policia: U mbyt pas arrestit kardiak

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi Florian Kofina rreth 38 vjeç, banues në Tiranë.

 

Sipas Policisë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

 

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

38-vjeçari vdes në Ksamil, dëshmitarë: E kanë përplasur me jetski

 

Please follow and like us:
fb-share-icon