42 emigrantë brenda fugonit, arrestohen 2 transportuesit – VIDEO

Qafë Botë / 2 operacione policore të finalizuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, brenda 24 orëve, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Xara”.

Transportonin kundrejt pagesës, me furgon, 42 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit,në bazë edhe të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Xara”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. B., 43 vjeç dhe F. K., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Xarrë, në vendin e quajtur “Liqeni i Bufit”, duke transportuar me një automjet tip furgon, kundrejt pagesës, 42 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon