3-vjeçarja përplaset nga një automjet në rrugën e Lëkursit, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 3 vjeç. Ngjarja ndodhi në rrëgën e Lëkursit para pak minutash.

E mitura me inicialet A.M., po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment pasi ishte shkëputur pak nga e ëma, është goditur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Marku, banues ne Ksamil.

Fëmija fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës.

Policia ndodhet në vendngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot, rreth orës 12:10, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeç, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin

Please follow and like us:
fb-share-icon