Zbardhen nga detaje të reja nga vrasja e biznesmenit Niko Goro, që tronditi Himarën dhe mbarë vendin këtë mëngjes. Gazetari Enrik Mehmeti sjell pamje nga vendi ku është vrarë biznesmeni 51-vjeçar, si dhe pamjet e hotelit që ai kishte.
Biznesmeni është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona, duke mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë, gazetarja thekson se biznesmeni shoqërohej nga një grua, e cila ka mbetur e plagosur.
Pista paraprake e hetimit është ajo e ndonjë konflikti të mundshëm pronësie, për shkak të aktiviteteve të biznesmenit Goro në fushën e ndërtimit.
Atentatorët kanë studiuar lëvizjet e viktimës, pasi ai çdo mëngjes bënte shëtitje në këmbë. Ata dyshohet se i kanë bërë pritë Goros pranë një marketi dhe janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre.