Ish-peshëngritësi i njohur Pirro Dhima i është rikthyer edhe njëherë debatit mbi origjinën e tij, që pak ditë më parë shkaktoi reagime të shumta në të dyja anët e kufirit.
“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”. Ishte kjo përgjigja që Pirro Dhima i dha gazetares greke Elena Akrita, e cila e cilësonte me origjinë shqiptare.
Për të sqaruar debatin, por edhe periudhën që kaloi në Shqipëri derisa u largua për në Greqi, Pirro Dhima foli në një intervistë të gjatë për një nga mediat e vendit fqinj.
“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai“, sqaron ai. “Kjo është nderi im dhe krenaria ime” vijon më tej ai duke u ndaluar më pas te intervista që bëri bujë.
“Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”.