Sarandë: kapen 2 kg marijuanë në kufi. Patrulla e planizuar me sherbim e policisë kufitare në vendin e quajtur “Bashkimi i Përrenjve” në Konispol ka ndaluar një shtetas 50-vjec, lindur dhe banues në Berat, i cili po tentonte të kalonte kufirin e gjelbër për në Greqi.
Nga kontrolli i ushtruar mbi të iu gjetën brenda në cantën e shpinës dy qeska plastmasi me ngjyrë të zezë që kishin marijuanë, ku ka peshimi doli 2 kg marijuanë.
Qeset ishin të lyera me shtresë kafeje me qëllim që të shmangej era e lëndës narkotike. Grupi hetimor i Komisariatit të Policisë së Sarandës shkoi në vendngjarje për hetime të mëtejshme.
Please follow and like us: