Ballina Lajme Saranda News Zhvillohet në Bularat ceremonia në kujtim të Kostandin Kacifas

Zhvillohet në Bularat ceremonia në kujtim të Kostandin Kacifas

Ka filluar në Bularat ceremonia përkujtimore  në 2 vjetorin e vrasjes së Kostandin Kacifas. Autoritetet shqiptare kanë vendosur që ceremonia për të, të mbajet këtë të shtunë për të shmangur “përplasjen” me kremtimin e 28 tetorit të ditës së “JO-së”, ose ndryshe fillimi i luftës italo-greke, e cila konsiderohet nga vendi fqinjë si festë kombëtare.

Ndërkohë sipas banorëve të fshatit, forca policore prej ditësh kanë mbërritur në fshat dhe po monitorojnë lëvizjet e tyre të familjes së Kaçifasit. Këta të fundit, ende kërkojnë drejtësi për të riun e vrarë nga efektivët e RENEA-s, ndërkohë që drejtësia ende nuk ka caktuar asnjë fajtor për vrasjen e tij.

Konstandinos Kaçifas, u vra më 28 tetor gjatë një shkëmbimi zjarresh me forcat RENEA. Në ditën e varrimit të tij në Bularat nga Greqia erdhën mijëra qytetarë, ndërsa 35-vjeçari u përcoll i veshur me rroba ushtarake.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial