Mjeku Tritan Kalo, duke treguar për situatën në Spitalin Infektiv, dhe tha se po shkohet drejt përmirësimit, pasi është ulur numri i të infektuarve që janë të shtruar.
“Situata në Infektiv është komplekse. Ka pacientë në gjendje të qëndrueshme, por edhe pacientë në gjendje të intubuar. Trajtimi i tyre është shumë profesional”, u shpreh Kalo.
Mjeku Kalo, në një lidhje direkt me emisionin “Open” në Top Channel, foli dhe për një ilaç që po bën mrekullinë në botë kundër COVID-19 dhe që shumë shpejt do të jetë dhe në Shqipëri.
“Dua të them që, ambasadori shqiptar në Japoni po bën përpjekje që të sjellë në Shqipëri medikamentin që atje ka dhënë shumë efekt, Avigan-in”, u shpreh më Kalo.
Ai gjithashtu foli dhe për masat lehtësusese që, do të ndërrmeren nga qeveria, por sipas tij, ai është skeptik për to, duke theksuar se duhen disa masa të tjera shtrënguese dhe ndërgjegjësim i qytetarëve për përballjen me COVID-19.