Lloji rikthehet në Sarandë, nga nesër fillon stërvitjen tek Butrinti

Ermanel Lloji është rikthyer tek ekipi i Butrintit dhe nga nesër pritet të fillojë stërvitjen së bashku me lojtrarët e tjerë të ekipit.
Loji gjatë 2 viteve të kaluara ka luajtur me ekipin e Butrintit, ndërsa fazën e parë të këtij edicioni ishte aktivizuar me ekipin e Orikumit, ekip i cili luan në Kategorinë e Parë.
Futbollisti Lloji ishte i huazuar tek Butrinti gjatë 2 viteve të kaluara dhe rikthimi përsëri në Sarandë ka ardhur pas kërkesës së zyrtarëve të klubit Butrinti.
Gjate 2 viteve te kaluara, kur Lloji ka lozur në Sarandë, ai ka spikatur me lojën dhe golat duke qenë deciziv në shumë ndeshje.

Ekipi i Butrintit gjendet në[ vendin e tretë të Kategorisë së Dytë me 19 pikë, po aq sa Labëria FC dhe Maliqi, të cilët kanë gjithashtu 1 ndeshje më pak se Butrinti.

/Saranda Web

Please follow and like us:
fb-share-icon