41-VJEÇARI NGA LIVADHJA ZHDUKET NË SYTË E NËNËS SË TIJ NË PLATAMONA

Mediat greke njoftojnë zhdukjen e Panajot Kaleshi, 41 vjeç, i cili u zhduk nga zona e Platamonas Pieria, mëngjesin e datës 31.03.2022.

Personi i zhdukur kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Pierisë për të marrë disa mobilje për t’i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa.

Në një moment ai u largua për të shkuar në një kioskë lokale dhe që atëherë nuk është kthyer më.

Panajot Kaleshi ka sy kafe, lartësi 1.80m dhe me peshë normale.

Ditën kur u zhduk, ai kishte veshur një xhaketë të zezë, një bluzë blu të errët, xhinse blu të errët dhe këpucë të zeza. sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon