Sunday, April 28, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

I vihet zjarri makinës së efektivit të Operacionales

Automjeti i efektivit të Forcave Operacionale të Shkodrës, Dritan Turhani është shkrumbuar gjatë natës pranë banesës së tij në lagjen “Perash” të Shkodrës.

Hetuesit kanë dyshime se është djegie e qëllimshme pasi janë gjetur gjurmë të lëndëve djegëse.

Djegia e automjetit është raportuar mbrëmë në polici nga vetë efektivi, ndërsa në polici ai ka deklaruar se nuk ka probleme me njeri.

Për momentin nuk bëhen me dije të tjera detaje, teksa policia ka nisur hetimet.

 

 

Saranda Web sarandaweb.net

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial