Policia: Pensionistët nesër lejohen të dalin deri në 11:00, por jo në parqe e lulishte

Policia e Shtetit sqaron të gjithë pensionistët që nesër paradite deri në orën 11:00 kanë leje për të dalë nga shtëpia. Pensionistët nuk duhet të ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte dhe nuk duhet të jenë më shumë se dy persona bashkë. Ndërkohë, për pjesën tjetër në të gjithë vendin do të vijojnë kontrollet e pandërprera kryesisht në qendrat urbane, për respektimin e karantinës.

Bazuar në urdhrin e fundit të Kryeministrit të vendit, për lejimin e pensionistëve për të dalë ditën e shtunë deri në orën 11:00, Policia e Shtetit do të mirëpresë e asistojë pensionistët, për të respektuar distancimin social. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e pensionistëve që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00, duhet të kthehen në banesë. Shërbimet e Policisë do të jenë pranë tyre për çdo rast nevoje që ata mund të kenë.

Please follow and like us:
fb-share-icon