Policia e Shtetit ka ndërhyrë dhe investiguar më thellë plagosjen që ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, në zonën e ‘Don Boskos’. Mësohet se gruaja 32-vjeçare qëlloi me thikë të shoqin për shkak të dhunës që ky i fundit po ushtronte ndaj saj. Në njoftimin e bërë publik nga forcat blu, sqarohet se 34-vjeçari dhunoi atë ditë fizikisht të shoqen në prani të fëmijës së tyre të mitur.
Gjatë konfliktit, gruaja mori thikën dhe e plagosi. Për shkak se ushtroi dhunë fizike ndaj të shoqes, policia ka kryer arrestimin e burrit me inicialet F.GJ, i cili tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.