Si të kurseni energji elektrike, 10 këshilla që u nevojiten në mënyrë që të mbroni xhepin tuaj

Për të kontribuar në pakësimin e konsumit të energjisë elektrike, në mënyrë që të mbroni xhepin tuaj nga fatura, por edhe për të mbrojtur xhepat tuaj nga fatura e fryrë, po ju japim disa këshilla.

Ndryshoni llambat e zakonshme dhe vendosni llamba ekologjike

Një ndër mënyrat më të thjeshta për të zvogëluar konsumin e energjisë elektrike është të zëvendësoni llambat e zakonshme me ato ekonomike. Konsumojnë pak energji dhe janë të madhësive të ndryshme, gjithashtu janë 12 herë më afatgjate se ato të zakonshmet.

Izoloni ngrohësin e ujit

Izoloni muret dhe cilindrin e ujit të ngrohtë. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike konsumohet ‘kot’, pasi që shërben për të ngrohur hapësirën. Tubat e ngrohësit të ujit mund t’i mbështillni me ngjitës plastikë. Muret nxjerrin jashtë nxehtësinë dhe ajrin e ftohtë, prandaj nëse keni mundësi do të ishte mirë t’i izoloni. Edhe pse mund t’ju kërkojë shumë mundësi financiare në fillim, por do t’ju kursejë më pak energji për ngrohje edhe për ftohje më vonë.

Frigoriferi

Ky elektroshtepiak shumë i domosdoshëm për ne, është një nga konsumatorët më të mëdhenj të energjisë. Konsumon edhe me shumë së klima. Prandaj këshillohet që dera e tij të mos qëndrojë për një kohë shumë të gjatë e hapur, të mos vendosen gjera të ngrohta në frigorifer dhe të mos lejohet formimi i akullit në pjesën e pasme të tij.

Kondicioneri

Shumë e nevojshme në ambientet familjare. Këshillohet që në dimër temperatura perfekte është 20 gradë Celsius.

Dushi

Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon, dhe kështu kurseni edhe energjin elektrike. Te termostati i dushit caktojeni temperaturën 50 gradë Celsius. Uji i fortë krijon smërç rreth rezistencës se dushit duke e ulur efiçencën e saj, prandaj këshillohet që rezistenca e dushit të pastrohet çdo 6 muaj.

Kompjuteri

Fikeni kompjuterin nëse nuk do e përdorni për me shume se 20 min. Reduktoni kontrastin/ndriçimin e ekranit.. Ndërrojeni ekranin e vjetër te kompjuterit me një LCD, për të kursyer energji.

Ndryshoni ngrohësin e ujit

Teknologjia sa vjen dhe përparon, prodhimet më të fundit janë më ekonomike se të parat, prandaj nëse e keni një të vjetër, merreni një tjetër me valvula termostatike.

Termoizolimi /Dopio xham për dritaret

Xhamat e zakonshme të dritareve dhe kornizat e paizoluara e lëshojnë një të pestën e nxehtësisë apo të ajrit të ftohtë jashtë. Dopio xhamat zvogëlojnë këtë humbje me 50 për qind, duke kursyer në të njëjtën kohë shumë kilovat energji. Rreth 60 % e konsumit të energjisë për një ambient familjar shkon për ngrohjen. Edhe në rastet e ftohjes së ambientit në verë, termoizolimi luan një rol shumë të rëndësishëm. Sa më mirë i izoluar të jetë një ambient, aq me gjatë e ruan nxehtësinë apo freskinë.

Kurseni energjinë kur gatuani

Ndajeni ushqimin në copa të vogla kur gatuani, pasi që do të gatuhet më shpejt dhe do të harxhojë më pak energji. Është e rëndësishme të keni kujdes që tenxheret apo tiganët të jenë në madhësinë e duhur dhe ta shpërndajnë nxehtësinë njëtrajtësisht.

Mos i lini ndezur aparatet shtëpiake nëse nuk është e nevojshme

Aparatet shtëpiake sa janë ndezur harxhon 10 deri 60 për qind energji, prandaj do të ishte mirë të tregoheni të kujdesshëm dhe t’i fikni. Gjithashtu mos harroni t’i fikni dritat.

Sytë te etiketa

Përpara se të blini një pajisje të re shtëpiake, kontrolloni etiketen e furnizmit me energji për klasifikimin e aparatures në piramiden e efiçenses së konsumit të energjisë. Eletroshtepiaket që kanë etiketen A+ janë më kursimtare me konsumin e energjisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon