FNSH dhe policia kontrolle ‘blic’ për personat në kërkim që lëvizin me armë

Mbrëmjen e sotme, në qytetin e Elbasanit ka zbarkuar FNSH së bashku me njësinë operacionale dhe policinë e Elbasanit. Ata kanë bërë kontrolle në disa qytete të qarkut të Elbasanit për persona në kërkim që lëvizin me armë dhe me sende të paligjshme. Mësohet se ka disa të shoqëruar, por ende nuk dihet identiteti i tyre. Burime për Report Tv bëjnë më dije se nga kontrollohet janë sekuestruar 1 kg heroinë.

Kjo vjen një ditë pasi forcat elitë RENEA zbarkuan në Shijak teksa fokusi i kontrolleve, të kërkuara nga Policia e Durrësit, ishin personat që vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”, përmes së cilit u arrestuan 15 persona, përfshirë vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj që rrëfyen mbi disa ngjarje të pazbardhura.

Por, në fokus të strukturës elitë RENEA në kontrollet e kryera në Shijak ishin edhe persona të tjerë me rekorde kriminale, mes tyre Ervis Martinaj.

Please follow and like us:
fb-share-icon