Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Kodër Lumë në Kukës, pasi një i moshuar 75-vjeçar ka qëlluar aksidentalisht fqinjin e tij 6 vjeç, duke e lënë të plagosur.
I mituri është dërguar menjëherë në spital për mjekim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa autori me iniciale H.D., është shoqëruar në polici për kryerjen e veprimeve procedurale.
Autoritetet kanë sekuestruar dhe armën e gjahut çifte me të cilën është qëlluar ndaj të miturit 6-vjeçar.
Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç (fqinji i tij), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.
Arma e gjahut çifte është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”