Pëson sulm në zemër teksa udhëtonte dhe përplaset me shtyllën, humb jetën

Një ngjarje tragjike ka ndodhur rreth orës 12:10, në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, ku si pasojë e një aksidenti një person ka mbetur i vdekur.

Raportohet se shtetasi E. Ll., 48 vjeç, dyshohet se gjatë drejtimit të automjetit, si pasojë e atakut kardiak, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur një shtyllë elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon