18 raste të reja me Covid-19 janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të prekurve 898. Në 24 orët të fundit janë testuar 191 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19, ku rezultuan 18 ratse të reja, shumica raste të kontakteve të mëparëshme.
Rastet e reja janë shënuar konkretisht, 11 raste në Tiranë, 4 në Krujë, 2 në Berat dhe 1 në Durrës.
“Rastet e sotme pozitive janë tregues se funksionimi i strategjisë së ri-hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga ju. Nëse ju do të tregoheni të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, të mos kryeni vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye, bizneset të zbatojnë protokollet strikte, do të vijojmë me një situatë epidemiologjike nën kontroll”, tha Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik.
COVID-19 – Statistika , 14 Maj 2020
Testime totale 11769
Testime molekulare 11239
Testime serologjike 530
Raste pozitive 898
Raste të shëruara 694
Raste Aktive 173
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1) /Shqiptarja.com