Gruaja 60-vjeçare po kërcente kur ndjeu sikur diçka iu shkëput nga trupi. Ajo nxitoi në Qendrën e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijëve, ku i tha mjekut se ndjehej sikur organi i saj riprodhues mund të kishte rënë.
Pas ekzaminimit të pacientit, Dr. Song Hongjuan nga Qendra e Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës në Xuzhou përcaktoi se gruaja kishte pësuar një prølaps të mίtrës.
Kjo është një gjendje ku mίtra mund të lëvizë për shkak të muskujve të dobët të dyshemesë së legenit.
Ky dobësim shpesh shkaktohet nga një lindje e vështίrë dhe mund të ketë më shumë gjasa të ndodhë tek gratë që kanë foshnja me përmasa më të mëdha. Dr. Song Hongjuan dhe ekipi i tij kryen një operacίon të suksesshëm tek gruaja dhe ajo tani po shërohet.
Kjo që i ndodhi gruas 60 vjeçare është një fenomen më i zakonshëm nga sa mund të mendohet. Përveç lindjes, mund të shkaktohet nga ngritja e vazhdueshme e sendeve të rënda, mbipesha, kolla kronike ose thjesht plakja.
Për ta shmangur, Dr. Song Hongjuan po i inkurajon gratë që t’i kushtojnë vëmendje trupit të tyre pas shtatzënisë dhe të praktikojnë ushtrime të legenit për të ndihmuar në forcimin e muskujve pas lindjes.