Sulmoi menaxherin e një lokali pastaj konfliktohet dhe me policët, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar pasi sulmoi një menaxher bari dhe ofendoi klientët brenda . Ngjarja ka ndodhur në qytetin Parma. Pasi sulmoi menaxherin e barit, ofendoi dhe klientët, në përpjekje për t’u larguar, ai rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke marrë gërvishtje dhe mavijosje në fytyrën e tij.

Me mbërritjen e policëve në lokal, shqiptari i cili ishte dhe i alkoolizuar u nervozua edhe më shumë, u bë dhe më tepër agresiv duke iu kundërvënë dhe atyre. 50-vjeçari u vu në pranga, por gjatë rrugës për në komisariat ai filloi të godiste me shkelma xhamin e pasëm të mjetit.

Pa dokumenta, ai fillimisht nuk pranoi të jepte emrin e tij. Vetëm më vonë u zbulua se ai ishte me banim në Parma, por pa banesë fikse, i parregullt në zonë dhe me precedentë penalë për rezistencë, kërcënime ndaj një zyrtari publik. Gjatë marrjes në pyetje ai tentoi të hidhej pas murit dhe ta godiste me kokë, por u neutralizua.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon